Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6065]

Për herë të parë në Shqipëri, në datat 23 – 29 dhjetor, Biblioteka Kombëtare zhvillon “Javën e bibliotekës fëminore”. Në prani të Ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro dhe Shefes së Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës Amerikane znj. Valeri O’Brien, në një prej hapësirave interaktive të BKSH, siç është  “American Corner”, fëmijët shndërrohen në lexues të privilegjuar. Përmes stafit të specializuar të BKSH-së, vullnetarëve të shumtë dhe të ftuarve nga jeta publike, do të zhvillohen sipas një kalendari të përcaktuar dhe të shpallur seanca leximi nga letërsi e përzgjedhur për fëmijë, në vijim të programit vjetor të zhvilluar në American Corner (veçanërisht ‘kids club’ – për grupmoshat 4-14 vjeç – promovuar edhe përmes facebook-ut).

“Java e bibliotekës fëminore” në Bibliotekën kombëtare synon nxitjen dhe edukimin e procesit të leximit te fëmijët. Kjo javë është vetëm fillimi i një programi më të gjerë e të strukturuar që do të vijojë vitin e ardhshëm, edhe me veprimtari të tjera promovuese.

Znj. Kumbaro dhe znj. O’Brien do të jenë edhe të ftuarat e para që kanë hapur këtë javë duke lexuar secila nga një libër që e kanë përzgjedhur.

Këtë vit, ky aktitivitet bëhet në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, duke ofruar lexime dhe një atmosferë ilustruese nga bota e librit amerikan, me personazhet letrarë më të njohur e të dashur për fëmijët.

Do të dhurohen gjithashtu libra dhe CD me këngë festive për fëmijë.

23 dhjetor, ora 11.00, Biblioteka Kombëtare{:}