Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro  në një vizitë pune në Amsterdam, ku mes të tjerash do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës Marubi në FOAMK. Nga data 16 shtator deri më 27 nëntor, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit – FOAM do të hapet ekspozita: Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare, me  pjesëmarrjen e dy ministreve Kumbaro dhe Bussemaker. Në këtë ekspozitë do të shfaqen fotografitë e përzgjedhura nga 1856 deri 1959. Ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin e Këshillit Kulturor të Hollandës, Joop Daalmijer, Drejtoren e Përgjithshme të Operas dhe Baletit Holandez, znj. Els van der Plas për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta kulturore.

15-16 shtator, FOAM, Amsterdam{:}