Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela  Kumbaro pritet të vizitojë Berlinin në datat 26-28 nëntor 2015.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes se bashkëpunimit kulturor Shqipëri –Gjermani .  Në ditët e qëndrimit në Gjermani Ministrja Kumbaro do të zhvillojë disa takime pune me Kryetarin e Komisionit  për Kulturën ne Bundestag, z. Siegmund Ehrmann, si dhe pritet një takim i rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit,  Stephan Steinlein.

Ministrja Kumbaro do të marrë pjesë në festimet e Nëntorit  Shqiptar në Dusseldorf-Gjermani, ku në datën 27 nëntor do të pritet nga  Zv. Ministri i Kulturës se Landit NRW Z. Berd Neuendorf dhe përfaqësues të  Zyrës së Kulturës, Dusseldorf.

Hapja e Ekspozitës së Artit Shqiptar,  organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës në Parlamentin e  është një nga ngjarjet e rëndësishme artistike të Shqipërisë jashtë kufijve.

43 vizatime të autorëve të ndyshëm shqiptarë janë pjesë e ekspozitës “Rrugëtim Shqiptar në Gjermani .

Në kuadër të projektit “Nëntori Shqiptar” në datën 27 nëntor në Robert Scumann   Saal prezantohet për publikun në  Dusseldorf-Gjermani , Gala Konzert , me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë: Eda Zari, Ervis Gega, DREN ABAZI & ZigZagOrchestra dhe balerinëve të TKOB-së.

26-28 nëntor 2015, Berlin{:}