Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të marrë pjesë në konferencën e Berlinit “Një shpirt për Strategjinë e Evropës”, ku do të referojë  në panelin “Periferia e Evropës”. Temat e konferencës së sivjetme do të jenë: Periferia si frymëzim për Evropën dhe “ Qyteti si vend  i  përfshirjes”, me pjesëmarrjen e politikanëve:  Martin Schulz, President i Parlementit të BE-së, Donald Tusk , President i Këshillit të Evropës, Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian,  Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit,  etj. Në konferencë do të referojnë edhe përfaqësues të medias, botës së biznesit dhe fusha të tjera të shoqërisë civile, si : Antje Contius, drejtore e S. Fischer Stiftung,  Lirak Çelaj, anëtar i  “Një shpirt për Strategjinë e Evropës”, Georgi Gospodinov, shkrimtar, Gianni Skaragas, shkrimtar, etj. Konferenca e Berlinit është një platformë e shoqërisë civile që përcakton  dhe inicion hapat specifike të përbashkëta për të forcuar komponentin kulturor  të zhvillimit evropian. Konferenca  e Berlinit do të mbahet në partneritet me Allianz Kulturstiftung, Allianz Deutschland AG, Qytete të Evropës, Komisioneri i Qeverisë Federale për Kulturë dhe Media, Instituti Goete dhe TRADUKI . Konferenca e Berlinit 2015  “Një shpirt për Strategjinë e Evropës” zhvillohet një herë në vit. Ngjarja e ardhshme do të mbahet në nëntor 2015. “Një Shpirt  për Evropën”  ka lindur në vitin 2004 në Berlin.

8 nëntor 2015,  ora 1:00-6:00 PM

9 nëntor 2015, ora 09:00 AM-5:00PM

Allianz Forum, Pariser Platz 6, 10117 Berlin, Gjermani{:}