Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pas një periudhe të gjatë mosfunskionimi, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti rimblodhi Këshillin Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit. Këshilli përbëhet nga emrat më në zë të studimeve letrare, akademikë, botues dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme, si Akademia e Shkencave, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Biblioteka Kombëtare, etj. Ministrja Margariti vuri theksin në rëndësinë që ka ky Këshill në trajtimin dhe gjetjes se zgjidhjeve për problemet që shqetësojnë sot të lexuarit dhe librin. Në këtë takim u diskutuan një sërë çështjesh, duke nisur nga “kriza” e të lexuarit, taksa e librit, rishikimi i Çmimeve Kombëtare Letrare, etj. Të pranishmit ngritën probleme të ndryshme, por të gjithë binin dakord në rëndësinë e mirëfunksionimit të Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit.{:}