Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7569]

Në ditën  ndërkombëtare të monumenteve, Ministria e Kulturës shpalli në të gjithë vendin nismën “Miqtë e monumenteve” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, dhe pushtetin lokal.
Aktiviteti i cili vjen në ditën e monumenteve ka për qëllim angazhimin e nxënësve të shkollave në drejtim të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollave të tyre.
Një nismë e shkëlqyer, e cila u mbështet me dashuri dhe përkushtim nga nxënës të shkollave 9-vjeçare, gjimnaze dhe studentë të Universiteteve në qytetet : Durrës,  Berat, Vlorë, Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Orikum, Mirditë. Aktiviteti nisi në Amfiteatrin e Durrësit, me prezencën e ideatores së këtij projekti mbarëkombëtar, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, me bashkëpunimin e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me kontributin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, DRKK-Durrës dhe DAR-Durrës, etj.
Gjatë ceremonisë që u zhvillua në një prej galerive të amfiteatrit antik të qytetit bregdetar, ministrja Kumbaro theksoi se slogani “ Të mbrojmë monumentet” vë para detyrash dhe përgjegjësish të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare. Sipas. Kumbaros, monumentet arkeologjike dhe historike duhet të jenë për të rinjtë jo vetëm vende soditjeje, por edhe hapësira për veprimtari kulturore të të gjitha gjinive. Ajo shtoi në fjalën e saj se “ Duhet një bashkëpunim më i ngushtë me të gjithë aktorët në drejtim të mirëmbatjes së aseteve historike e arkeologjike”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se përfshirja e të rinjve në veprimtari në mirëmbajtjen e monumenteve mbetet mjaft e rëndësishme.Nisma është përshëndetur edhe nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili pohoi se qyteti i Durrësit posedon asete të shumta historike e arkeologjike për t’u vizituar nga turistët.
Tetë shkolla të mesme të qytetit  shpallën sot në mbrojtjen dhe kujdesin e tyre po aq monumente arkeologjike të Durrësit. Shkollat morën  në dorëzim monumentet, ku çdo nxënës përfaqësues i shkollës mori certifikaten e dhënies në adoptim, me “çelësin”simbolik të monumentit.18 prilli i këtij viti iu kushtua zbuluesit të mirënjohur të monumenteve në qytetin 3000-vjeçar të Durrësit, Vangjel Toçi. Gjatë ceremonisë të pranishmit u njohën me ekspozitën “Durrësi, 3000 vjet krenari dhe përgjegjësi”.
Nisma mbarëkombëtare “Miqtë e monumenteve” është mbyllur me nënshkrimin e marrëveshjes së protokollit mes Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Drejtorive së Arsimit, e nënshkruar mes titullarëve të këtyre institucioneve në çdo qytet.  Qëllimi i kësaj marrëveshje është anagazhimi i nxënësve në përkujdesjen e momumenteve dhe mbrojtjen e tyre, madje duke u kthyer edhe si një garë mes shkollave.

Kjo nismë sot ka gjeneruar angazhim, përgjegjësi, përkushtim dhe energji pozitive, që nga  vendi i fillesës, Amfiteatri i Durrësit, duke u shpërndarë në një rrjet gjithëpërfshirës në Kalanë e Rozafatit, në Kalanë e Beratit, në Finiq, në Amantia, në Kishën e 40 Shenjtorëve, në Kalanë e Gjirokastrës,  në Bazilikën e Linit , etj. Sot, gjenerata e re e Shqiperisë u angazhua publikisht në një fushatë sensibilizuese  në moton “MBROJ MONUMENTIN”.{:}