Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Marrëveshja garanton që asnjë qytetar nuk humbet asnjë ditë kontribute, pavarësisht prej vendit ku ka punuar, duke mundësuar plotësimin e kushteve ligjore për përftimin e pensionit në të dy vendet. Gjithashtu, kjo marrëveshje konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura. Mbi 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Itali, pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje duke e prekur skemën qoftë edhe me një vit. Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar në garantimin e mbrojtjes shoqërore të shtetasve të saj, kudo ku ata jetojnë.