Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dy vendet.

Marrëveshja synon të garantojë që periudhat e sigurimit, kontributet dhe përfitimet sociale të njihen ndërshtetërisht, duke lehtësuar qasjen në pensione dhe përfitime të tjera të mbrojtjes shoqërore.

Kush përfiton?

Punëtorët shqiptarë në Serbi dhe punëtorët serbë në Shqipëri.

Marrëveshja është negociuar sipas standardeve të BE-së, duke u bazuar në rregulloret e Këshillit dhe Parlamentit Evropian për koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore.

Një tjetër hap drejt mbrojtjes sociale pa kufij dhe integrimit europian!