Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Përmes Aktit Normativ, MEKI çel fondin për investim në 8 Shkolla Profesionale dhe 2 Qendra të Formimit Profesional.
Ndërhyrjet e planifikuara do të përfshijnë rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese dhe krijimin e ambienteve shtesë për disa prej tyre, duke siguruar kushte dhe standarde më të larta për arsimin profesional.
Më shumë se 5000 nxënës do të kenë mundësi të përfitojnë nga infrastruktura e përmirësuar, laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe hapësirat e reja të dedikuara për zhvillimin e aftësive
profesionale.
Shkollat Profesionale që Përfitojnë:
  • Qendra e Formimit Profesional Nr.1, Tiranë;
  • Qendra e Formimit Profesional, Durrës;
  • Shkolla Profesionale “Bajram Curri”, Kukës;
  • Shkolla Profesionale “Petro Sota”, Fier;
  • Shkolla Profesionale “Isuf Gjata” dhe “Irakli Terova”, Korçë;
  • Shkolla e Mesme Teknike, Korçë;
  • Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër;
  • Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Arben Broci” Shkodër;
  • Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Kolë Margjini”, Shkodër;
  • Shkolla e Mesme Profesionale “Pavarësia” dhe Shkolla Tregtare, Vlorë;
  • Shkolla e Mesme Profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec;
  • Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë.