Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6583]

Me kërkesë të autoriteteve katolike në Shqipëri, në Sallën e Hartave në Kryeministri u zhvillua sot, një ceremoni e posaçme falenderimi dhe mirënjohjeje për organizimin e vizitës dhe mikpritjen e Papa Françeskut në Shqipëri.

Një falënderim i veçantë u shpreh për Kryeministrin Edi Rama, si iniciues i kësaj vizite. Selia e Shenjtë nderoi me Medaljen e Mirënjohjes Kryeministrin Rama dhe Ministren e Kulturës si kryetare e Komitetit Shtetëror për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.

Kjo mirënjohje u bashkënda me drejtues të institucioneve, klerikë të të gjitha besime, punonjës, gazetarë dhe donatorë, kontributorë në këtë sukses shqiptar. Dhe nga kjo Sallë, falënderimi e mirënjohja iu dedikua të gjithë shqiptarëve, që edhe një herë dëshmuan mikpritje dhe vëllazëri, si vlerat më përfaqësuese të tyre.

Në fjalën e tij, kryepeshkopi i Kishës Katolike, Imzot Rrok Mirdita shprehu mirënjohjen e tij “të thellë” për mundësimin e kësaj vizite, e cila sipas tij nxorri në pah vlerat më të mira të popullit shqiptar.

“Ju shpreh mirënjohje të thellë për organizimin e kësaj vizite. Ardhja e Papa Françeskut përcolli tek të gjithë mesazhin se Shqipëria është një vend evropian”, u shpreh Mirdita.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila drejtoi dhe grupin e punës për këtë vizitë, falenderoi institucionet e ndryshme për bashkëpunimin që ofruan. Gjithashtu, ajo falenderoi edhe qytetarët shqiptarë “për qytetarinë e treguar” në këtë ditë të rëndësishme, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave nga e gjithë bota.

Foto: Adnan Beci/Blerta Kambo{:}