Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi punimet arkeologjike në amfiteatrin e Durrësit. Në një nga qytetet me pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike dhe monumente kulture vijon punimet misioni shqiptaro-italian, “Durrësi mesjetar”, drejtuar nga arkeologia Elvana Metalla, pranë Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe Sonia Antonelli nga Universiteti i Chietit. Një mision në kuadrin e projektit 3-vjeçar 2018-2020. Ministrja Margariti u takua me specialistët, në ambientin e tyre të punës dhe diskutuan për ecurinë gërmimeve dhe pritshmëritë e kësaj ekspedite, e cila ka për qëllim kërkimin dhe rivlerësimin e amfiteatrit të Durrësit dhe ndryshimet në zonën përreth.{:}