Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Afati për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë” është shtyrë deri më 31 Dhjetor 2026! Ky vendim i miratuar nga Kuvendi u jep kohë dhe mundësi të reja investitorëve për të aplikuar sipas Ligjit Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.
Ky ligj sjell:
– Monitorim më të rreptë të projekteve për më shumë siguri dhe zbatim;
– Kuadër ligjor të përmirësuar për më shumë transparencë dhe efikasitet;
– Mbështetje të dedikuar për investitorët e huaj dhe vendas;
EFEKTI EKONOMIK:
– Mbi 2.7 miliardë euro investime të pritshme;
– 24,323 vende të reja pune që pritet të krijohen;
– 2 miliardë euro fluks i pritshëm investimesh të huaja direkte.
– SEKTORËT PRIORITARË:
– Turizmi – 75% e vlerës së investimeve strategjike vijnë nga investitorë të huaj;
– Energjia dhe infrastruktura – mbështetje për projekte inovative dhe të qëndrueshme.
Ky ligj, jo vetëm që krijon një klimë më të favorshme për investitorët, por edhe forcon perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit. Me një kuadër të përmirësuar ligjor dhe një angazhim të shtuar për transparencë dhe efikasitet, Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion konkurrues për investimet strategjike.