Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja së bashku me Kryeministrin Rama dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, në Muzeun Arkeologjik, që po rilind plotësisht falë një procesi të gjatë restaurimi dhe transformimi të thellë.

Pas një kalvari të gjatë tentativash e projektesh të papërshtatshme, një thesar i vyer i historisë sonë të antikitetit me më shumë se 2400 objekte, të cilat me përfundimin e restaurimit do të ekspozohen në pavione tërësisht të reja, me ndriçim dhe kushte bashkëkohore, e që bashkë me rikualifikimin e hapësirës në oborrin e muzeut do të kthehen në një nga atraksionet më të rëndësishme të turizmit historik në vend

Punimet në muze përfshijnë jo vetëm krijimin e pavijoneve të reja ekspozuese, me standarde bashkëkohore të ndriçimit dhe konservimit, por edhe rikualifikimin e plotë të hapësirave të jashtme, duke përfshirë oborrin e muzeut, që do të kthehet në një hapësirë tërheqëse për vizitorë, aktivitete kulturore dhe edukative.

Ky projekt ambicioz është më shumë sesa një restaurim – është një akt i kujtesës kombëtare dhe një investim në të ardhmen. Me përfundimin e tij, Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të jetë jo vetëm një pikë referimi për studiues dhe dashamirës të historisë, por edhe një nga atraksionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri.

Foto Album