Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pas rehabilitimit të ndërtesës “Muzeu Gjethi”, Ministria e Kulturës zhvilloi paraditen e së martës në Bibliotekën Kombëtare një dëgjesë publike me përfaqësues të shoqatës së të përndjekurve politike dhe të drejtave të njeriut, historianë e opinionistë. Ministrja e Kulturës tha se gjatë zhvillimit të këtij projekti është hasur në zëra pro dhe kundra. Ajo u shpreh në fjalën e saj se “Shkrimi i historisë nuk është detyrë e politikës dhe as nuk mëtoj t’i shkoj asaj hullie. Por, është detyrë e politikës të ndërtojë mekanizma financiarë dhe profesionalë që dëshmitë e kohës të mos vdesin, që dëshmitarët të mund të shprehen, që dokumentet arkivore të mos zhduken e ca më keq të transformohen, apo{:}