Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Rrugëtimi gati një shekullor i kryeqytetit shqiptar, në një ekspozitë fotografike në Bullgari. Në kuadër të Javës Shqiptare në Sofje, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari, Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë hapën ekspozitën “Hello, my name is Tirana”. Pas suksesit në Bukuresht (Rumani) ekspozita udhëtoi drejt Sofjes (Bullgari) për të njohur vizitorët e huaj me Tiranën, 99 vjet kryeqytet i Shqipërisë. “Hello, my name is Tirana” është një ekspozitë fotografike e përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar me 40 foto të periudhave të ndryshme të qytetit që prej vitit 1920 që u shpall kryeqytet i Shqipërisë. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morrën pjesë Donika Hoxha, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Bullgari, Andrea Ëicke, Ambasadorja e Austrisë në Sofje, Edon Cana, Ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari,Prof. Boni Petrunova, drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Bullgari. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 25 qershor 2019, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë në Sofje.{:}