Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ekspozitë me foto të zgjedhura nga “Muzeu i Memories”, një projekt i ideuar dhe realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës për ndërtimin e një muzeu virtual, në kujtim të krimeve dhe viktimave të komunizmit i titulluar muzeuimemories.info.

Ky projekt i përgjigjet nevojës për të nderuar dhe memorializuar viktimat e krimeve të komunizmit dhe nevojës për të informuar brezin e ri dhe shqiptarët që jetojnë në emigracion me krimet,dënimet,apo burgjet e diktaturës komunistë në Shqipëri. Ky projekt është drejtuar nga Prof.As. Afrim Krasniqi, kurator i Muzeut Ark. Migen Qiraxhi dhe ekspert për të dhënat historike, Lazër Stani.

Diktatura vjen në shifra, imazhe e detaje. Për të gjithë ata që nuk e njohën, e për të gjithë ata që e harruan. Një muze online, i quajtur i memories, ai kujtesës, rifreskon të dhënat mbi atë se çfarë ndodhi në Shqipërinë komuniste. Në faqen online ofrohen të dhëna të ndryshme, sipas nënndarjeve  si: “Shqipëria në burg”, “Një ditë në komunizëm”, “Qëndresa antikomuniste”, “Gjyqet speciale dhe ushtarake”, “Stalinizmi në Shqipëri”, “Torturat”, “Gra, të dënuara e internuara”, “Artistë, të dënuar e të internuar”, “Religjioni”, “Vetizolimi”, “Punë të detyruara dhe veprat”, “Diktatori dhe bijtë e tij”, “Revoltat” dhe mbyllet me “20 shkurtin e vitit 1991”, kohë kur diktatura filloi të shpërbëhej. Foto, të dhëna në shifra, që përmes statistikave janë informacionet bazë mbi ngjarjet kryesore të asaj periudhe, duke mos lënë jashtë vëmendjes, ish-bllokun, parajsën e parisë që ruhej me vetëmohim.

 

web: www.muzeuimemories.info{:}