Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore i Milano-Cinisello Balsamo-s dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” hapën mbrëmjen e së shtunës ekspozitën e Armin Linke-s, një ndër artistët italianë më interesantë e të afirmuar në skenën ndërkombëtare. Projekti i ekspozimit përbëhet nga dy pjesë komplementare, njëra vizuale e tjetra tekstuale, që vijnë si rezultat i një punë kërkimore, thellimi e sistemi të arkivit fotografik të Armin Linkes, me mbi 500.000 imazhe, nën dritën e marrëdhënies mes fjalës e fotografisë. Gjatë këtij procesi është prodhuar një seri e re veprash grafike e fotografike falë skanimit e studimit të negativëve të arkivuar, që përbën edhe një ndër leximet e mundshme të arkivit.

Ekspozita shoqërohet nga teksti “Shtresat e lundrimit”. Shënime mbi punën fotografikë të Armin Linkes i shkrimtares Maria Nadotti e cila ndërthur elementë biografikë të artistit me shënime e komente më të përgjithshme mbi arkivin dhe fotografinë e tij. Kjo ekspozitë është pjesë e projektit Immagini e testi – Notazioni visive, i promovuar nga Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore së bashku me Armin Linke, falë mbështetjes së Italian Council (Edicioni V, 2019), program i Drejtorisë se Përgjithshme për Kreativitet Bashkëkohor të Ministrisë së Trashëgimisë, Aktiviteteve kulturore dhe Turizmit të Italisë për promovimin e artit bashkëkohor italian në botë.{:}