Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=3666]

Muzeu Kombëtar Marubi hap dyert në ditën e Evropës në qytetin e Shkodrës. Del në dritë nga burgu i harresës dhe lagështirës, thesari i Marubëve.

“Një thesar tragjikisht të mjeruar për vite me radhë” e cilësoi kryeministri, Edi Rama, Muzeun e Marubit në Shkodër.

Në ceremoninë e hapjes së saj, kreu i qeverisë theksoi se me inaugurimin e muzeut u përmbyll një udhëtim i gjatë e i rrezikshëm që kishte lënë në harresë një arkiv të jashtëzakonshëm të kujtesës pamore.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se ” “Sot është dita ku ndajmë bashkë kënaqësinë e mbajtjes së premtimit nga kryeministri Edi Rama ku i treguam publikut lëngimin e fototekës “Marubi”. Sot është dita të krenohemi në Shkodër dhe të dalim ballëlartë, siç do t’i dalim edhe për projektin për Teatrin “Migjeni”. Vizitorët e shumë të Shkodrës, do të vijnë në Shkodër për Muzeun Kombëtar të Fotografisë Shqiptare, me artistët e Shkodrës,” tha Kumbaro.

Ideja e ngritjes së një Muzeu Kombëtar të Fotografisë Shqiptare erdhi si një domosdoshmëri e njohjes së publikut me një nga visaret më të vyera të trashëgimisë kombëtare shqiptare dhe botërore, arkivin fotografik të Dinastisë Marubi, të pasuruar edhe me punimet e nëntë fotografëve të tjerë bashkudhëtarë në historinë e fotografisë në Shqipëri.

Në qendër të Muzeut Kombëtar Marubi qëndron “Foto-Studio Marubi” e cila u themelua në Shqipëri në vitin 1856 nga Pietro Marubbi, një piktor dhe fotograf italian që kishte ardhur dhe ishte vendosur në Shkodër. Kjo ndodhi vetëm 19 vjet pas shpikjes së fotografisë. Më tej “Foto-Studio Marubi” do të drejtohej dhe pasurohej nga tre breza fotografësh deri në vitin 1946, kur Gegë Marubi vendosi edhe mbylljen e saj për të mbërritur te Fototeka Marubi që u krijua si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970 me një arkivë prej rreth 500.000 negativësh në xham të përmasave dhe teknikave të ndryshme.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, u mundësua nga një iniciativë e përbashkët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrisë së Kulturës me financimin e Qeverisë Shqiptare, Bashkimit Europian, Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit dhe Qeverisë Zviceriane gjatë periudhës 2013-2016.{:}