Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6146]

Muzeu Onufri dhe Muzeu Etnografik në programin“Museumcultour”

 

Dy Muzetë Kombëtarë të Beratit, Onufri dhe Etnografik,i bashkohen programit IPA Adriatic, në programin “MUSEUMCULTOUR”. Muzetë Kombëtarë Onufri dhe Etnografik  janë përfshirë si pjesë integrale dhe partneriteti bashkarisht me shtatë muzeume të tjera të Programit IPA – Adriatic.  Krijimi i një identiteti të ri vizual nëpërmjet vlerave të trashëguara, hapja e  muzeumeve drejt publikut, organizimi i eventeve dhe aktiviteteve kulturore dhe ekspozitave lëvizëse në mjediset e këtyre institucioneve duke krijuar të gjitha mundësitë atraktive për të rritur numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj, por edhe duke influencuar në rritjen e të ardhurave financiare.

Në ambientet e Muzeut Etnografik është prezantuar sot programi IPA Adriatic, me projektin “MUSEUMCULTOUR”, ku fitues është edhe QKMB-ja, së bashku me shtatë partnerët e Muzeumeve të rajonit të Adriatikut . Në prani të personaliteteve të bashkisë së qytetit të Beratit, drejtuesve të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore  të Beratit, u zhvillua takimi promocional me prezantimin e materialeve promocionalë,  në kuadër të projektit me temën: “Muzeumet e Adriatikut pasqyrojnë Turizmin Kulturor”.

Në qendër të vëmendjes të këtij prezantimi është diskutuar  mbi identitetin e ri vizual të muzeumeve të QKMB-së Onufri & Etnografik që janë kaq të rëndësishëm për qytetin e Beratit.

“Deri në muajin tetor në krahasim me vitin e kaluar numri i vizitorëve në dy muzetë ka pësuar një rritje të ndjeshme. QKMB ka arritur që të dyfishojmë numrin e vizitorëve, por njëkohësisht të dyfishojmë numrin e të ardhurave. Një pjesë e mirë e këtij rezultati ka ardhur nga puna  promocionale në ndihmesën e këtij projekti” theksoi drejtori i QKMB-së,  Agron Polovina,  në fjalën për të pranishmit.

Në këtë takim u prezantuan dhe materialet promocionale të realizuara, tashmë nga QKMB-ja, siç janë p.sh: Krijimi i imazhit të ri të muzeumeve (Logot), Brand Book i QKMB-së që sjell risi  në kulturën muzeale në mënyrën e organizimit të imazhit në vazhdimësi për të dy muzeumet.

Ky brend përmban një një paketë të plotë të materialeve promocionale, duke filluar nga katalogu, ekspozita e lëvizshme, fletë- palosjet, kartolina, çanta, banera, materiale informuese vertikale dhe horizontale në qytet dhe në të dy muzeumet Onufri & Etnografik të cilat ndihmojnë lëvizjen e vizitorëve si dhe prezantimi i uniformës së punonjësve të QKMB-së etj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor në Ministrin e Kulturës znj. Zhulieta Harasani theksoi afatet e realizimit të projekteve dhe ngutjen e drejtuesve dhe specialistëve për të qenë pjesë e bashkëpunimeve. “Në Bruksel, ku sapo është shpallur strategjia e Evropës Juglindore dhe pikërisht e vendeve të Jonit dhe Adriatikut, do të projektohen dhe ideohen  projekte  të ndryshme që I përkasin trashëgimisë kulturore, që kërkojnë  bashkëpunimin dhe përpjekjen  e të gjithë strukturave tona të trashëgimisë, për të qenë pjesë e programeve kaq të rëndësishme si IPA Adriatic”.

Për më tepër informacion klikoni linkun: http://www.museumcultour-ipa.eu/{:}