Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2611]

“Quhem Ballkan” nën drejtimin e aktores dhe regjisores së mirënjohur Ema Andrea (M.A.M Foundation), ky aktivitet sjell në Tiranë dramaturgjinë bashkëkohore Ballkanike me aktorë të njohur të skenës. Ata do të prezantojnë në formën e leximit skenik, të përkthyer në gjuhën shqipe, veprën e njëmbëdhjetë dramaturgëve nga Ballkani. Ky takim i dramës bashkëkohore është një tentativë për të bashkuar dhe për të njohur më shumë shkrimin dramatik të rajonit të Ballkanit.

Pjesëmarrësit janë nga Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Duke filluar nga data 26 Shtator deri më 2 Tetor, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Teatrit Kombëtar, do të ketë një kalendar ditor me performancë-leximi skenik nga çdo autor. Këto vepra u përkthyen në shqip nga: Ardian Kyçyku, Nikollë Berishaj, Qerim Ondozi, Romeo Çollaku, Milena Selimi, Shkëlzen Maliqi, Ben Andoni.

 

Dramaturgët dhe veprat që do të jenë pjesë e këtij leximi skenik janë:

1- “ Mihaela, Tigresha e qytetit tonë” nga Gianina Cărbunariu

2- “Një zjarrefikës në oborrin e teatrit” nga Stefan Çapaliku

3- “ Një shfaqje teatri me 4 aktore, me disa derra, me disa lope me disa kuaj me nje kryeministër, me nje milka e me disa inspektorë vendas e ndërkombëtar ” nga Jeton Neziraj

4- “ 5 Djelmoshat si” nga Simona Semenič

5- “ Jeta s’luan vendit, jeta vazhdon” nga Filip Vujosevič

6- “Burka e Medeas” nga Andrea Flurakis

7- “Fasule” nga Elin Rahnev

8- “Lasicet” nga Bojana Mijovič

9- “Gërricje apo si u vetëvra gjyshja ime” nga Tanja Šlijivar

10- “Demoni nga Debar- Maal” nga Goran Stefanovski

11- “ Gruaja bombe” nga Ivana Sajko

Ky aktivitet u realizuara në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental. Hyrja është e lirë.

26 shtator – 2 tetor, Teatri Kombëtar, Tiranë{:}