Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Nata e Bardha”, është një koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin  pranë njerëzve në hapësirat publike, një ngjarje që ndodh në dhjetë  orë, me një qëllim për të krijur art  të kuptueshëm për audiencë të madhe, duke frymëzur dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptur rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike.

Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.

Për një natë, hapësirat  e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti .

Për një natë do të jemi ëndërrimtarë në një qytet që na bashkon të gjithëve, fëmijë, të rinj, te moshuar, qytetarë të përhershëm dhe qytetarë.

Do të jemi të gjithë bujtës, të njohur e të panjohur,  strehuar  një natë të gjatë, që  do ti shohë artet si vende  komunikimi të qytetit tonë të përbashkët .

29 Nëntori na sjell një një natë të gjatë, ku qyteti, rruga, sheshet, institucionet e artit, baret, restorantet,  do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqjet, instalacionet, filmat, kllounadat e artit të rrugës, duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare  një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

Për herë të parë në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze”.

 

Nata e Bardhë

Kohezgjatja: 18.00-04.00

Galeria Kombëtare e Arteve i bashkohet për herë të parë 120 qyteteve evropiane të cilët kanë tashmë traditën e “Nata e Muzeve” e praktikuar që nga viti 1997, një histori që lindi në Berlin. Të gjithë muzeumet e qytetit do të qëndronin hapur për t’u vizituar nga artdashësit deri në mesnatë. Kjo natë u quajt LANGE NACH DER MUSEEN. Dhe pati aq sukses sa u kthye në traditë. Kësaj tradite do i bashkohemi edhe ne për here të parë me 29 Nëntor.
Gjatë kësaj nate vizitorët në Galerinë e Arteve do kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë. Në këtë mënyrë, piktura, skulpura, videoarti, arti alternativ, muzika dhe festa shqiptare do të jenë të prekshme si për ata persona që vijnë për herë të parë në të tilla ngjarje, por dhe për turistët të cilët do të njihen më nga afër më kulturën tonë kombëtare. Në këtë mënyrë për Galerinë e Arteve “Nata e Bardhë” kthehet në “Nata e gjatë e Muzeve”.
“Nata e Bardhë Muzeale” në Teatrin Kombëtarë të  Operas dhe Baletit

Me pjesëmarrjen e interpretuesve lirikë, kuartetit të harqeve dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në një ekspozite me materialet arkivore me vlerat e rralla ne hollet e TKOB-së.

Nata e Bardhë e Teatrit” në Teatrin Kombëtar, me projeksionet e komedive, dramave shqipe dhe atyre të huaja, në një maratonë deri në orët e para të mëngjesit.

“Nata e Bardhë në Muze” –Muzeu Historik Kombëtar, ku do të ketë shfaqje filmash artistikë dhe dokumentarësh shqiptarë, me temë nga Pavarësia dhe Lufta II Botërore.

“Nata e Bardhe”- CIRKU KOMBETAR , me numra akrobatikë në arenën e Cirkut, nga Studio e Cirkut Kombëtar dhe grupi i valleve Popullore “Trad Folk Tirana”. Me numra akrobatikë fëminorë dhe për të rinj të profileve të ndryshëm të cirkut si dhe kërcime popullore nga të gjitha trevat shqiptare.

RRJETI I KINEMAVE “IMPERIAL” “Nata e Bardhë”

Gjateditesderi ne oren 16:00 do te shfaqen filma ne kinemate IMPERIAL per femije me cmim te reduktuar 150 leke nga 300-500 leke

 

Qëndra Kombëtare për fëmijë- “Nata e Bardhë”, me koncerte për fëmijë, shfaqje filmash të regjisores Xhanfize Keko, mbrëmje poetike, interpretues në piano, kërcim dhe violin, shfaqje për fëmijë, “Kësulëkuqja” dhe “Princesha Teutë”

 

Nata e bardhë në Teatrin Kombëtar – Mbrëmje Poetike, projeksione shfaqjesh të repertorit, “Ëndrra e një nate vere”, “Johan Padam dhe Amerika”, etj.{:}