Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Përulemi përpara madhështisë së një prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare, gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, i cili me mprehtësinë e penës së tij i dha zë dhe jehonë bashkëkombësve dhe një vendi të vogël si Shqipëria nëpër botë. Gjeniut që la pas një testament të përjetshëm, një vlerë të paçmuar, shënjues i identitetit tonë kombëtar.
Në këtë moment të dhimbshëm, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar punën e tij. Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.
Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!