Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në dëgjesën publike për Projektin e Restaurimit dhe Muzealizimit të ish-banesës së Toptanasve/Libohovitëve “Muzeu Besa”, patëm mundësinë të diskutojmë ide të reja me specialistë të fushës dhe grupe interesi, duke u përqendruar në restaurimin, ruajtjen e peizazheve kulturore dhe pasurimin e narrativave që lidhen me këtë trashëgimi të veçantë.
Ky projekt lindi nga konkursi i zhvilluar në vitin 2023, me synimin për ta shndërruar këtë monument kulture në një muze që pasqyron një nga vlerat themelore të identitetit shqiptar: Besën.  Përmes këtij projekti, synohet të ndërtohet një hapësirë që përçon mesazhin e unitetit dhe të traditës kulturore shqiptare.
Përfshirja e komunitetit, konsultimi me ekspertët dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten gurë themelorë për suksesin e këtij projekti.