Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Muzete si qendra kulturore :

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 Maj 2019 këtë vit ka shpallur si slogan të saj

Temën: “Muzetë si qendra kulturore: e ardhmja e traditës”, do të përqendrohet  në rolet e reja të muzeve si aktorë aktivë në komunitetet e tyre.

Ndërkohë që ruajnë funksionet e tyre parësore  – mbledhjen, ruajtjen, komunikimin, hulumtimin, ekspozimin – muzetë kanë ndryshuar  praktikat e tyre për të qëndruar më afër komuniteteve që ata u shërbejnë. Sot ata kërkojnë mënyra të reja për të trajtuar çështjet sociale bashkëkohore  dhe konfliktet. Përmes veprimit në nivel lokal, muzetë  gjithashtu mund të prezantojnë dhe zbusin problemet globale, duke u përpjekur  të përballojnë  sfidat e shoqërisë së sotme në mënyrë proactive. Si institucione në zemër të shoqërisë, muzetë kanë fuqinë për të krijuar dialog midis kulturave, për të ndërtuar ura për një botë paqësore dhe për të përcaktuar një të ardhme të qëndrueshme.

Ndërsa muzetë gjithnjë e më shumë  po rrisin rolin e tyre si qendra kulturore,  ato po gjejnë mënyra të reja për të nxjerrë më në  pah  koleksionet, historitë  dhe trashëgiminë e tyre, duke krijuar tradita që do të kenë kuptim të ri për brezat e ardhshëm dhe rëndësi për  atë  audiencë bashkëkohore  gjithnjë e më të ndryshme  në nivel global. Ky transformim, i cili do të ketë një ndikim të thellë në teorinë dhe praktikën e muzeut, gjithashtu na detyron të rishikojmë vlerën e muzeve dhe të  diskutojmë kufijtë etikë që përcaktojnë vetë natyrën e punës tonë si profesionistë të muzeut.

Tashmë një pikë  qendrore për komunitetin dhe një pjesë integrale e rrjetit global, muzetë ofrojnë një platformë për  të përkthyer  nevojat  dhe pikëpamjet e komuniteteve lokale në një kontekst global.

Link : Kalendari i Aktiviteteve 18 Maj 2019{:}