Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në ekspozitën “Kujtesa e Mesdheut – nga antikiteti në kohët moderne”, një udhëtim mbresëlënës nëpër fondin e pasur të Bibliotekës Kombëtare, ku u sollën në vëmendje mbi 700 vepra të rralla nga shekulli XIV deri në XIX – libra, dorëshkrime, harta e gravura.

Kjo ekspozitë, me ndarjen e saj tematike të kujdesshme dhe thellësinë kulturore që ofron, është një kontribut i vyer në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë dokumentare. Një ftesë për të reflektuar mbi vendin e Shqipërisë në historinë e Mesdheut dhe për të rigjetur lidhjet tona me Lindjen, Perëndimin dhe vetveten.