Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Interpretimi i hapësirës urbane dhe ariktetonike të aksit strukturor të Tiranës Konferenca Shkencore, fryt i bashkëpunimit mes studiuesve të ardhur nga Universitete italiane dhe shqiptare, ka për objekt arkitekturën italiane në Shqipëri nga vitet Njëzet deri në vitet Dyzet të shekullit të kaluar. Do të referojnë profesorë të dëgjuar mbi raportet mes Italisë dhe Shqipërisë në skenarin evropian të gjysmës së parë të Shekullit Njëzetë, historia e bankës së parë që pret kartmonedhën e saj, të selisë së saj dhe të punëve publike në Shqipëri mes politikave nacionaliste, imperialiste dhe garantuese, nga romanizmi te ndërkombëtarizmi. Sheshi Skënderbej, një ide e qytetit që zhvillohet nga stili roman dhe vizionar në atë imperial dhe ndërkombëtar . Një kthesë kulturore e Këshillit të Evropës për tutelën dhe rivalorizimin e trashëgimisë arkitektonike të shekullit XX. Rasti Tiranën, ndërhyrja në Sheshin “Nënë Tereza” i quajtur Sheshi i Littorio-s , bulevardi – në kërkim të identitetit, arkitektura italiane bashkëkohore në Shqipëri, etj. Në Konferencë do të marrin pjesë disa studio arkitektonike italiane, si: Archea, Atena Studio, Mario Cucinella, Cino Zucchi, Oxsimoro, Filippo Taidelli dhe do të prezantojnë projekte të realizuara kohët e fundit për qytete të ndryshme shqiptare.

Organizuar nga: Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kooperimit Ndërkombëtar

Në bashkëpunim me: Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Shoqata Anna Cenerini Bova

12 dhjetor, ora 9.00, Universiteti Politeknik i Tiranës

EKSPOZITA “Në gjurmët e Italisë në Shqipëri”

Arkitektura e qendrës së Tiranës është një dëshmi konkrete e proçesit të osmozës që gjithmonë ka karakterizuar raportin mes kulturës italiane dhe asaj shqiptare në të gjitha sferat. Ekspozita synon të dokumentojë dhe të bëjë vizituesin të eksplorojë çdo ndikim dhe mbetje italiane duke u nisur nga ato më të dukshmet dhe fizike drejt atyre më të pak të dukshme dhe të fshehta. Në fakt ajo synon vlerësimin dhe njohjen e aksit monumental të qytetit të Tiranës, pasi ky organizëm urban përbëhet nga ndërtesa institucionale dhe qeveritare me vlerër të madhe arkitektonike, të projektuar dhe realizuar nga vitet ’20 deri në vitet ’40 nga arkiitektë, inxhinierë, punëtorë dhe ushtarakë italianë në bashkëpunim të ngushtë me homologët shqiptar. Aksi, përveçse përfaqëson një gjurmë të rëndësishme historike italiane, përbën një trashëgimi arkitektonike me vlerë të madhe për Shqipërinë, për të cilin qytetarët duhet të ndërgjegjësohen, të bëhen të ndjeshëm dhe të ndihen krenar. Raporti intensiv kulturor ndërmjet dy vendeve nuk i përket vetëm të kaluarës, por përfaqëson një realitet të konsoliduar, i cili sillet në ekspozitë me kontributet e ofruar anga arkitektët italianë në dhjetëvjeçarët e fundit deri në ndërtimin e qyteteve shqiptare. Mbi të gjitha përveçse dokumentimit të kontributit historik dhënë nga arkitektët italianë në Shqipëri në modernizëm të plotë, dëshirohet të përbyllet aktiviteti me realizimet e arkitekturës bashkëkohore vepër e studiove italiane që janë pozicionuar tashmë në realitetin shqiptar. Ekspozita do të vendoset në selinë e Këshillit të Ministrave, do të jetë e hapur për publikun ekskluzivisht për tri ditë dhe në ndërtesa të ndryshme të sheshit “Nënë Tereza” të restauruar në Bulevardin e Tiranës.

Organizuar nga: Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kooperimit Ndërkombëtar. Në bashkëpunim me: Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Shoqata Anna Cenerini Bova

Më shumë info: http://www.iictirana.esteri.it/IIC_Tirana

13 dhjetor, ora 11.00, selia e Këshillit të Ministrave. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 16 dhjetor.{:}