Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së bashku me përfaqësues të Bashkisë Durrës, kantierin e rikonstruksionit të Teatrit “Aleksandër Moisiu”, një nga institucionet më emblematike të jetës artistike në qytetin bregdetar.

Ky investim strategjik i bashkëfinancuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është pjesë e një vizioni më të gjerë për forcimin e infrastrukturës kulturore, si motor zhvillimi për komunitetin dhe qytetin.

Rikonstruksioni i teatrit synon jo vetëm përmirësimin e kushteve teknike dhe funksionale, skene moderne por mbi të gjitha ringritjen e tij si një hapësirë gjallëruese për krijimtarinë, dialogun dhe edukimin artistik të brezave të rinj.

Ky projekt ambicioz përpiqet të komunikojë imazhin e një qyteti në lëvizje, aktiv dhe inovativ, i cili respekton trashëgiminë e tij kulturore, duke ndërtuar mbi të një të ardhme të qëndrueshme dhe cilësore.