Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ish-shtëpia e Ushtarakëve, MAT – një ndërtesë ikonike vetëm 150 metra nga zemra e qytetit, e rrethuar nga institucionet publike, shkollat, kopshtet dhe shërbimet shëndetësore.
E ndërtuar në vitin 1970 dhe e shfrytëzuar nga Ushtarakët deri në vitin 1990, kjo ndërtesë po rimodelohet në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit, për të strehuar 35 familje në nevojë, mes të cilave përfshihen të moshuar, gra kryefamiljare dhe familje me ndihmë ekonomike.
Ky projekt jo vetëm që ofron strehim, por edhe ambiente rekreacioni për shërbime sociale dhe për një jetë komunitare më të mirë.