Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Panairin “Investo në Veri – Punë, Edukim dhe Karrierë” organizuar nga Ambasada Britanike në Shqipëri dhe Dhoma Britanike e Tregtisë. Ky panair vjen si një platformë dhe udhërrëfyes i dedikuar për fuqizimin e individëve, nxitjen e rritjes dhe hapjen e rrugëve të reja drejt zhvillimit në rajonin verior të Shqipërisë. Mbështetja për të rinjtë që kanë nevojë për shkollim të vazhdueshëm ose për të fituar aftësi të reja, dhe shërbimet e këshillimit për karrierën janë instrumente thelbësore për të ndihmuar në rritjen e vetëbesimit dhe gatishmërisë për të përballuar sfidat e zhvillimit personal dhe profesional dhe për më tepër për të nxitur punësimin në vendin ku ata jetojnë.