Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=”16558″]

 

Ka filluar projekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Teatri në Edukim, “Fjongo e Argjendtë”. Projekti u prezantua në shkollën ‘Servete Maçi’, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Teatrit KombëtarHervin Çuli. Ky projekt është ideuar nga Qendra e Hulumtimit Progresiv, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Ai do të vazhdojë edhe në 29 shkolla të tjera deri në dhjetor 2014, duke mundësuar kështu prezantimin e të gjitha shkollave të Tiranës me këtë metodologji.

Aplikimi i këtij programi është pjesë e nismës së MK për Edukim përmes Artit në shkolla dhe përveç punës me nxënësit është një prezantim i gjallë i mësimdhënësve me këtë metodologji shumë efikase që i vjen në ndihmë procesit mësimor, duke nxitur kureshtjen dhe imagjinatën tek nxënësit dhe duke realizuar arsim gjithëpërfshirës. Qëllimi kryesor i këtij programi është edukim dhe përfshirje në shoqëri përmes artit si medium duke u mundësuar fëmijëve të kuptojnë funksionin e tyre të fuqishëm në shoqëri përmes programeve ekstra-kurrikulare që mbartin principet dhe vlerat morale e kulturore brenda kuadrit të barazisë sociale. Aktivitet që QHP do të zhvillojë përgjatë këtij projekti do të jenë:

1. Zbatimi i Programit me Nxënësit dhe Mësuesit në 30 Shkolla – Duke angazhuar nxënësit në këtë aktivitet interaktiv, kulturor – edukativ 3 orësh, programi do të përfshijë aktivisht fëmijët në zhvillimin e tregimit ku eksplorohen çështje kulturore e sociale që shqetësojnë shoqërinë.

2. Trajnimi i Studentëve & Artistëve të Rinj – Përgjatë procesit të strukturimit njëkohësisht do të trajnohen artistë të rinj për teorinë dhe praktikën e kësaj metodologjie si ngritje kapaciteti, duke i njohur për rëndësinë e funksionimit të kompanive artistike e teatrore me profil edukativ në vend.

3. Seminaret me mësimdhënës – Duke u njohur mësuesit me këtë proces kulturor dhe edukativ, përgatiten kapacitetet e duhura në një orientim të nevojshëm për mësimdhënie me në qendër fëmijët. Kjo shihet si një pikënisje për një vazhdimësi të  këtij procesi artistiko- edukativ në të ardhmen. Në trajnimin e muajit Tetor do të jetë i pranishëm edhe regjisori Ian Yeoman nga Britania.

4. Mbrëmjet me prindër – Njoftimi direkt me kontributet e fëmijëve të nxjerra nga përmbajtja e programit do të dhurojë një fotografi të qartë për funksionimin konkret të kësaj metodologjie dhe rëndësinë e pjesëmarrjes kulturore si mjet zhvillimi e edukimi.{:}