Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Shqipëria dhe Kosova, si djep i mikpritjes, tashmë edhe promovues të organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.
Prishtinë – pas seancës së përbashkët të dy kuvendeve tona, Kryeministrat Rama dhe Kurti  nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
“Prishtina 2030” do të jetë edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare. Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i disa disiplinave në Durrës dhe njëherësh zyrtarizohet Durrësi si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.