Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Krijimin e Këshillit të Përbashkët të Biznesit mes dy vendeve, do të sjellë lehtësimin e zhvillimit të kontakteve duke identifikuar partnerë potencialë, tregje të reja dhe mundësi për zgjerim, në koordinim me AIDA.
Shqipëria është e gatshme dhe e etur për të mirëpritur investimet dhe bashkëpunimet tregtare. Si MEKI, jemi të angazhuar plotësisht që të ndihmojmë investitorët në çdo mënyrë të mundshme për të eksploruar dhe ndjekur mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në Shqipëri, ku natyra, vlerat kulturore e kapitali njerëzor pasurojnë ndjeshëm ofertën, krahas politikave ekonomike dhe pozicionit gjeografik strategjik.