Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nënshkruam sot Marrëveshjen për Hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative me British Council, përfaqësuar nga znj. Kate Ewart Biggs – Zëvendës CEO dhe Drejtoreshë e Operacioneve Ndërkombëtare.

Strategjia do të hartohet nga disa prej ekspertëve më të mirë britanikë dhe ndërkombëtarë, ndër të cilët John Newbigin, ambasador i Kryebashkiakut të Lobdrës për ekonominë kreative, dhe do të përfshijë një sërë reformash ligjore në sektorët kryesorë të ekonomisë kreative, si: kinematografia, media audiovizuale, ligji i sponsorizimit, inovacioni, punësimi i të rinjve, dizajni e artizanati, turizmi kulturor dhe incentivat fiskale e sociale.

Fondi i parë i kësaj pakete do të vihet menjëherë në funksion të strategjisë, ndërsa raundi i dytë i financimit do të shpallet në tetor, gjatë Konferencës së Procesit të Berlinit në Londër 🇬🇧.

Kjo nismë mbështetet gjithashtu nga Banka Botërore, përmes një plani të dedikuar për nxitjen e punësimit të të rinjve në fushat e kulturës dhe inovacionit.

Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë – një hap konkret drejt një modeli të ri ekonomik, që investon në kapitalin njerëzor dhe afirmon identitetin dhe energjinë kreative të vendit tonë në skenën ndërkombëtare.