Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7298]

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë nënshkroi sot një protokollli bashkëpunimi me Landin e Salzburgut, të Republikës Federale të Austrisë, në kuadër të zhvillimit të politikave kuturore në fushën e artit dhe kulturës dhe konkretisht mbështetjes së artistëve dhe produkteve kulturore shqiptare në aktivitete ndërkombëtare. Protokolli I bashkëpunimit u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Kryetari i Landit te Salzburgut Dr. Wilfried Haslauer.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll‏.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “Kultura është një hapësirë pa kufij dhe ajo ecën më shpejt se vetë politikat kulturore. Promovimi i artit shqiptar përtej kufijve mbetet një nga përparësitë e kësaj ministrie. Ky protokoll bashkëpunimi është një nga sinjalet që dëshmon vullnetin dhe përkushtimin e kësaj ministrie”.

Synimi I Ministrisë së Kulturës me këtë marrëveshje bashkëpunimi është krijimi I kushteve për shkëmbime artistike mes Shqipërisë dhe Landit të Salzburgut. Artistëve nga të dyja shtetet do t’u krijohen mundësitë të njihen me sferën artistike të vendit tjetër , të krahasojnë dhe të krijojnë vepra të përbashkëta në fusha të ndryshme të artit.

Kryetari i Landit te Salzburgut Dr. Wilfried Haslauer tha mes të tjerash se “Arti nuk ka kufij, bashkon kulturat dhe popujt. Jam i kënaqur nga vizita ime e parë në Shqipëri. Me këtë bashkëpunim do krijojmë diçka të madhe. Gjej rastin të falenderoj Ministren Kumbaro dhe ambasadorin Schnöll. Jam I bindur se artistët nga Salzburgu dhe Shqipëria do të priten krahëhapur në rezidencat artistike”.

Me nënshkrimin e këtij protokolli bashkëpunimi, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Landi i Salzburg, bien dakort se dëshira e përbashkët e tyre është bashkimi i forcave për të mbështetur të dyja palët, programin e shkëmbimit të artistëve nga Shqipëria dhe Austria si dhe kanë synimin kryesor që artistëve nga të dyja shtetet t’u jepet mundësia që të njihen me sferën artistike dhe kulturore të shtetit tjetër, të krahasojnë veprat e tyre me ato të artistëve të tjerë ose ti krijojnë sëbashku ato.

Në mënyrë që të dyja palët të përmbushin këtë qëllim, nëpërmjet këtij protokolli bashkëpunimi garantojnë dy bursa për artistët e përzgjedhur, për një qëndrim nga 1 deri në 2 muaj.

Ky Protokolli Bashkëpunimi do të jetë i vlefshëm për një periudhë (1) vjeçare nga data e nënshkrimit. Dy artistët e parë të këtij bashkëpunimi  për vitin 2014 janë:
– Artisti austriak  Georg Bernsteiner (Arte pamore)
– Artistja shqiptare Matilda Odobashi{:}