Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ditën e Hënë, datë 20 Prill 2015, Teatri Kombëtar do të fillojë edicionin e dytë të aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe 2”, konceptuar për herë të parë në 2014 nga TK për promovimin e dramaturgjisë shqipe. Pas suksesit dhe impaktit shumë pozitiv me komunitetin artistik dhe teatërdashësit në edicionin e tij të parë, projekti do të konsistoj edhe këtë vit në tre faza seleksionimi. Teatri Kombëtar njofton të gjithë dramaturgët shqiptarë se duke filluar nga data 20 Prill deri në 5 Maj 2015 mund të dorëzojnë pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar veprat e tyre. Vepra duhet të paraqitet në tre kopje të shtypura dhe një kopje në CD. Me veprën duhet të bashkëngjitet edhe një sinopsis i shkurtër.

Në fazën e parë, TK fton të gjithë dramaturgët të sjellin veprat e tyre. Në fazën e dytë, do të ngrihet “Komisioni i Leximit të Dramës Shqipe”me profesionistë të njohur të cilët do të bëjnë seleksionimin paraprak të veprave më të përshtatshme për t’iu nënshtruar fazës së tretë.  Ndërkohë që emrat e anëtarëve të komisionit do të bëhen publike në ditët në vazhdim, këtë vit, ky aktivitet do të ofrojë edhe një risi. Aktiviteti do të ketë si kuratore dhe drejtoreshë artistike, regjisoren Elma Doresi.

Më tej në fazën e tretë, veprat e përzgjedhura do t’i nënshtrohen sistemit të leximit publik të veprës artistike nga aktorë të TK-së sipas nje programi të paracaktuar. Teatri i leximit, i njohur dhe shumë i përhapur në të gjithë botën, për herë të parë u aplikua edhe në Shqipëri në edicionin e parë të këtij aktiviteti. Në fund të aktiviteti, TK do të bëj ëpublike edhe tekstet e dramës shqipe që do të jenë pjesë e repertorit të Kalendarit artistik 2015-2016.{:}