Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=”15088″]

 

Shqipëria, Suedia, Kosova, Mali Zi, Argjentina, Maqedonia, Italia, Usa, Israel, Romania,

11 Trupa teatrore   / 18 Shfaqje   në 5 netë në Elbasan dhe në Tiranë

Shfaqje/ prezantime  / koncert /  ekspozita

Nga  30 tetor deri më 4 nëntor  2016  do të  organizohet   edicioni i 18 -të  i këtij festivali i emërtuar këtë vit me  logon  “New Energy”.

Priten 11 trupa teatrore dhe rreth 18 shfaqje, mbi 130 artistë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga  rajoni e më gjerë duke afruar larmi performancash e stilesh si dhe  një sërë veprimtarish kulturore, edukuese në hapësirat skenike dhe mjedise të hapura të qytetit të Elbasanit.

Shtrirja e festivalit Skampa synon zgjerimin dhe  ripërtëritjen e audiences përmes  prurjeve bashëkohore artistike teatrore në  nivel  kombëtar e ndërkombëtar, nën logon e rritjes dhe  cilësisë  së jetës qytetare, intelektuale dhe emocionale.

Shfaqjet dhe veprimtaritë  e edicionit të 18 të “New Energji” do të mbahen përgjatë 5 netëve në Elbasan dhe Tiranë.

•        Në Elbasan,   në skenën e Teatrit Skampa, mjediset univeristare “A Xhuvani”,  si dhe  në hapësira  të hapura atraktive si ajo e Real Scampis (Kala) etj.

•        Në Tiranë, shfaqjet  dhe veprimtaritë (specialistët) do të mbahen në Teatrin Kombëtar, Teatrin e Metropolit,Teatrin Eksperimental,Teatrin Kombëtar për Fëmijë, në hapësira të hapura, Universitetin e Arteve.

 

•        Për herë të parë në këtë edicion  hapësira alternative zgjerohet dhe në panelin  e prurjeve bashkëkohore për teatrin e fëmijëve, teater si pjesë e ambicies së këtij festivali. Trupa Suedeze me shfaqjen “Troll” është ftuar enkas si synim  i këtij edicioni.

Një vend të veçantë  në programin e festivalit zë paneli i edukimit përmes artit kjo në auditore me gjeneratat e reja të artistësve të rinj,studente, media e tij. Këtë edicion janë paraparë dy prezantime sikurse është ai i regjisorit amerikan Ronald Hill mbi teatrin e New Yorkut, si dhe ai i specialistes së shquar të teatrit Izraelit, Sarit Cofman mbi multilingualizmin e teatrit Izraelit.Veprimtaritë e mesipërme do të mbahen në mjediset universitare të Elbasanit dhe atë të Universitetin e Arteve,Tiranë.

Festivali në vite organizohet nga  Shoqata Europiane e Teatrit Bashkëkohor Shqiptar, A.T. K. me mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Kulturës.

 

Festivali  ka dëshmuar se është një aventure plot sfida e të papritura që shoqërojnë teatrin sot, njëkohësisht dhe një udhëtim  i bukur e dinamik. Me  rreth 80 000 spektatorë, kryesisht të rinj, studente, mbi 2500 artiste, specialistë të shquar shqiptarë e të huaj, kanë qenë pjesë në vite e këtij eventi ndërkombëtar, që njëherazi ka kontriubuar në njohjen e artit, kulturës e turizmit shqiptar nëpër botë.

Nisur nga pjesmarrja e trupave, kualiteti i performancave, pasurisë strukturore të festivalit  përmes përfshirjes në axhendë të tij dhe aksesorëve të tjerë kulurorë  e bëjnë këtë event si organizimin më të madh  teatror në Shqipëri në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Ai sot, falë eksperiencës dhe vokacionit të tij është referencë e zhvillimeve teatrore në vend, por dhe  pjesë e ekspertizave jashtë vendit përmes përfshirjes në evente të ndryshme ndërkombëtare mbi teatrin duke e përfaqësuar denjësisht vendin tonë.

Festivali ndërkombëtar i teatrit  kontemporan “Skampa” vjen si një vlerë vokative e traditës së re teatrore  shqiptare, drejt formave të reja, duke synuar ripërtëritjen e tij në hap me zhvillimet europiane të teatrit për një teatër ndryshe, protagonizmin e gjeneratave të reja dhe zgjerimin e audiencave.

Promovimi i vlerave për ti dhënë art një vendi të rritet lirshëm dhe ti japë audiencës përfshirje intelektuale dhe emocionale me shfaqjet qe afron përbën dhe një nga synimet kryesore të këtij projekti.

 

Elbasan -Tiranë

30 Tetor – 04 Nëntor, 2016{:}