Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektet e reja të restaurimit në monumentet e kulturës. Bëhet fjalë për kisha e ura, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje përforcuese, restauruese e estetike. Një ndër vendimet e marra është edhe ai i restaurimit të rrënojave të Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë, Vuno, monument i kategorisë së parë. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar edhe projektin e restaurimit të “Kishës së Shën Kollit”, Shelcan, Elbasan, hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës. Kjo kishë është e njohur për afresket e piktorit të madh shqiptar të shekullit XVI, Onufri dhe mendohet se duhet t’i takojë fundit të shekullit XV.  Një tjetër projekt i miratuar është  edhe ai i restaurimit të Urës së Navredës, Malësi e Madhe. Ura mbi përroin e Navredës, Vukpalaj, Malësi e Madhe është monument kulture i kategorisë së I.

 

{:}