Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në vitin 2006, Shqipëria ratifikoi dy Konventa të rëndësishme të UNESCO-s : Konventën për “Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale” (2003) dhe atë të “Mbrojtjes dhe Promovimit të Diversitetit të Shprehive Kulturore” (2005).   Trashëgimia Kulturore dhe Diversiteti Kulturor , janë prioritet  e Ministrisë së Kulturës për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm përmes studimit, ruajtjes dhe promovimit të tyre. Keto dy instrumente, konsiderohen si shumë të rendësishëm për të përcaktuar drejtimet e politikës kulturore në këtë fushë dhe për të përfshirë të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare në implementimin e tyre.

Për këtë arsye, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të UNESCO-s në Sofie, organizon një workshop trajnues 5-ditor nëTiranë, në të cilin dy ekspertë të UNESCO-s do të sjellin njohuritë e tyre. Në workshop pjesëmarrësit do të njihen me parimet kryesore të këtyre dy konventave si dhe me çështje praktike që kanë të bëjnë me implentimin e tyre.

 

Pjesëmarrësit në Workshop

Pjesëmarrja është e hapur për funksionarët,mësuesit,studiuesit dhe profesionistët e institucioneve dhe organizatave publike dhe private të interesuara në vlerësimin dhe zhvillimin e territorit. Gjithashtu janë të inkurajuar të marrin pjesë veprimtarë të shoqërisë civile të cilët janë aktivë në nivel kombëtar e lokal dhe që janë posaçërisht të interesuar në trashëgiminë jomateriale dhe diversitetit kulturor; si dhe studentë të fushave përkatëse.

Në fund të workshopit, pjesëmarrësve do t’u shpërndahet një çertifikatë pjesëmarrjeje e nënshkruar nga Qëndra Rajonale e UNESCO-s në Sofie dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

 

Workshop-i do të zhvillohet nga data 14 shtator deri në 18 shtator 2015, në qytetin e Tiranës (Shqipëri), ne ambientet e Ministrisë së Kulturës dhe parashikon 4 ditë leksione në sallë dhe një ditë praktikë pune në terren. Pjesëmarrësve u kërkohet që të sjellin edhe modele të punës së  mëparshme, në fushën e trashëgimisë jomateriale dhe diversitetit.

Disa nga çështjet kryesore që do të trajtohen në Workshop:

  1. Konventa e Trashëgimisë Jomateriale 2003
  2. Konventa e Diversitetit të Shprehive Kulturore 2005
  3. Identifikimi, invetarizmi dhe mbrojtja të pasurive të Trashëgimisë Jomateriale
  4. Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  5. Implementimi i këtyre Konventave në rrafshin kombëtar

{:}