Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5448]

Nisi sot faza e parë e rehabilitimit të Amfiteatrit të Durrësit, një projekt i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, mbështetur nga qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, projekt i cili pritet të zbulojë plotësisht Amfiteatrin e Durrësit. Në fazën e parë të projektit, që nisi sot me prishjen e tre objekteve të ndërtuara në zonën arkeologjike, morën pjesë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë, Durrës, Vangjush Dako. Ministrja Kumbaro u shpreh se : “Avancuam në një fazë të rëndësishme të amfiteatrit, për të cilin kishte kohë që flitej, por vite që nuk bëhej asgjë, sepse duhej një vullnet i madh për ta çliruar amfiteatrin nga ndërtesa që ndodhen brenda në arenë. Përdorim mjete manuale për të qenë të kujdesshëm në çdo hap që bëjmë. Fillimisht do të prishen tre objektet e para dhe pastaj në një proces rehabilitimi edhe 9 objekte te tjera. Qeveria shqiptare ka shpronesuar me 46 milion lek pronarët e tre objekteve si dhe ka venë në dispozicion edhe 4 milion lek të tjerë për të mundësuar prishjen manuale të banesave dhe rehabilitimin e trojeve ”.

Faza e parë e projektit është shpronësimi i tre pronave me vlerë 46.3 milione lek. Faza e dyte përcaktohet me shpronësimin e 10 pronave me vlerë të përafert rreth 60 milion lek. Te dyja fazat do të shoqërohen me investime, në fazen e parë rreth 4 milion lek dhe në fazën e dytë rreth 10 milion lek, që do të shkojnë për rehabilitim të trojeve, etj.{:}