Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5132]

Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” organizon edicionin e dytë  nga data 2-12 korrik 2015. Ky festival kombëtar synon të të jetë i pari që kontribuon në edukimin e publikut shqiptare, veçanërisht të brezit të ri, me traditën e vjetër muzikore evropiane të tre shekujve XVI, XVII, XVIII.

Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe

I konceptuar të ndikojë njëherësh në zhvillimin rajonal, nëpërmjet edukimit muzikor, por edhe të kthehet në një nxitës të politikave drejt zhvillimit  të turizmit kulturor, duke  kthyer vëmendjen dhe interesin në disa nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në edicionin e parë, ky festival solli risi në zhanrin e muzikës duke trajtuar muzikën e vjetër dhe stilin barok në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, konsideruar si qendra të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë qe deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.

 

Ky festival zhvillohet në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Berati, Vlora. Koncerti i fundit do të zhvillohet në zonën turistike të Voskopojës, në kishën e Shën Nikollës.

Krahas grupeve të ndryshme barok që marrin pjesë, në festival do të debutojë edhe trio e Albanian Baroque Ensemble, e formuar nga muzikantë shqiptarë që në shkollat Italiane.

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncertet  e Festivalit “Vox Baroque”:

2 korrik TIRANË        MUZEU KOMBËTAR, ORA 20:00, AASHENAYI, FRANCË
3 korrik DURRËS       MUZEU ARKEOLOGJIK, ORA 20:00, AASHENAYI, FRANCË
4 korrik Krujë Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti, ora 19:00, “Barucco”, Austri
5 korrik Tiranë        Ministria e Kulturës, ora 20:00, “Barucco”, Austri
8 korrik Berat         Muzeu Onufri, ora 18:00, Albanian Baroque Ensemble
9 korrik Vlorë         Rezidenca Petrolifera, ora 19:00, Albanian Baroque Ensemble&Pamela Lucciarini&Massimilliano Faraci
11 korrik Voskopojë  Kisha “Shën Nikolla”, ora 18:00, Albanian Baroque Ensemble&Pamela Lucciarini&Massimilliano Faraci
12 korrik Shipska  Kisha e Shën Gjergjit, ora 12:00, The Spirit of Gambo

 

 

Festivali “Vox Baroque” nga data 2-12 korrik 2015{:}