Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Më 10, 11 dhe 12 shtator në Pazarin e Korçës një takim i paharrueshëm i kulturës dhe trashëgimisë sonë jomateriale me më të mirën e muzikës globale. Kaba, Polifoni, Jazz, Rock, Muzikë Elektronike, Bashkëkohore.

Nis Festivali Kaba 2.0 , një projekt i rëndësishëm nga ReK – Remont Kapital – Culture Center,  që mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Një projekt që buron nga ideja për të bashkëvepruar dhe për të ndarë  një folklor aq të pasur dhe kuptimplotë me muzikën globale.

Edicioni i parë i Festivalit Kaba 2.0 do të jetë një përvojë artistike pwr tw mos u humbur.

Për herë të parë në Shqipëri i ftuar special,  ylli i muzikës bashkëkohore, kantautori italian VINICIO CAPOSSELA & Band.

Pas nje turneu 3- vjeëar në skenat ndërkombëtare prezantohet  edhe për publikun tonë projekti #Kabatronics nga Fanfara Tirana meets Transglobal Underground

Kompozitori dhe pianisti Robert Bisha mbledh rreth tij Brass All Stars për një premierë unike duke prezantuar një folklor që ka frymëzuar gjithmonë artistin , ku ka kërkuar të marrë qelizat që e përbëjnë për të bashkëvepruar me anë të improvizimit dhe përvojës kompozitive. Të ftuar të tjerë:

Villagers of Ioannina City do teëperformojnë #Kabarock;

Dr Das nga Asian Dub Foundation do të eksperimentojë @Kabadub me Albanian Guitar Duo ;

Albanian Iso-Polyphonic Choir do të ndërthurë polifoninë në Manastirin e Voskopojës,  nën notat dhe drejtimin e virtuozit,  Robert Bisha.

DJ sets nga Dr Das, Transglobal Underground nga Anglia, Jehonë nga Kosova, The Funky Villainz etj.

10, 11 shtator, Parazi Korçë, Korçë{:}