Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

IHRFFA 10 daily program – 2015

Në datat 21 – 26 Shtator 2015, në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI do të mbahet Edicioni i Dhjetë i Festivalit  Ndërkombëtar të  Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA), icili organizohet nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi

Në kuadër të këtij Festivali është programuar projeksioni i 44 filmave për të drejtat e njeriut, të cilët trajtojnë probleme aktuale të të drejtave të njeriut jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por për të gjithë botën.

 

Filmat trajtojnë kryesisht fenomene që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin si një nga shkeljet kanosëse të të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike.

 

Sundimi aktual i oligarkive ekonomike e financiare, kontrolli i pushtetit mediatik, shfrytëzimi barbar i burimeve natyrore dhe krahut të punës, kontrolli i sitemit të drejtësisë  nga qarqe kriminale, janë subjekte kryesore të filmave që spektatori ynë do të ketë rastin t’i shohë brenda një kohe të shkurtër.

 

Këtë vit, pjesë e programit do të jenë edhe 10 filma britanikë me metrazh të shkurtër, pjesë e koleksionit të Këshillit Britanik, për të cilët është krijuar një komponent dixhital duke qenë në mënyrë të vazhdueshme online në internet.

 

Për mëse një javë, publiku do të marrë informacionin e nevojshëm për krimet që kanosin sot botën, ndaj të cilave nuk mund të qëndrohet indiferent ashtu sikurse nuk mund t’u kundërvihemi pa patur informim dhe ndërgjegjësimin ndaj tyre.

 

IHRFFA këtë vit, do të zgjerojë rrjetin e sallave të shfaqjeve të filmave duke përfshirë jo vetëm Univeristetin Polis dhe atë Europian por edhe sallën e shaqjes së Filmave në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë.

 

Gjatë 6 ditëve të Festivalit do të zhvillohen këto aktivitete:

Paradite, duke filluar nga ora 11.00 forume dhe debate të organizuara me klasat e gjimnazeve të Tiranës.

Pasdite, duke filluar nga ora 16.00 do të prezantohen 44 filma nga e gjithë bota, që trajtojnë çëshjtet e të Drejtave të Njeriut. Filmat janë në gjuhën origjinale, me titra në Anglisht dhe në Shqip. Shfaqjet do të jenë falas dhe të hapura për publikun.

Të Hënën, 21 Shtator 2015
18:30 – Ceremonia e hapjes së Edicionit të 10-të të IHRFFA 2015 në Akademinë e Filmit & Multimedias Marubi
19:30 – VACLAV HAVEL – LIVING IN FREEDOM / VACLAV HAVEL – TE JETOSH NE LIRI me regji të Andrea Sedlackova
Doc / 71 min / Czech Republic / 2014
Festivali  Ndërkombëtar i  Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA)  mbështet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, institucionet ndërkombëtare si OSBE, Ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Suedisë, Republikës Çeke, Austrisë, etj.{:}