Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali Ndërkombëtar Operistik, “Marie Kraja” e vendos çdo vit Tiranën për disa ditë në zemrën e muzikës evropiane duke e përfshirë  në hartën e qyteteve ndërkombëtare të artit. Këtë vit janë përzgjedhur  14 këngëtarë nga  4 kontinente, midis 172 këngëtarëve që aplikuan dhe u dëgjuan nga juritë në Milano, Vjenë, Bruksel dheTiranë. Shqipëria këtë vit prezantohet me dy konkurrentë.

 

Konkurrentët janë: Anna Stylianaki- Greqi, Anna Werle- Gjermani, Daniele Centra-Itali, Elizabeth Bailey- Angli, Emrah Sozer -Turqi, Enkeleda Kamani- Shqiperi, Federica Vitali- Itali, Hector Carcia- Spanje, Héloïse Koempgen Bramy- France, Kyungho Kim- Korea e Jugut, Maria Helienek- Austri, Timofey Kryukov-Rusi, Yauci Yanes Ortega-Spanje, Armando Likaj-Shqipëri.

 

Personalite,  ndër më të rëndësishmit në fushën operistike botërore, do të jenë dhe këtë vit pjesë e jurisë ndërkombëtare, duke sjellë në Tiranë elitën e drejtuesve të teatrove më të njohur. Emra si: Stephen LANGRIDGE, Drejtor Artistik i Operas së Goteborg, Suedi, Kryetar i Jurisë ;  Henning RUHE, Drejtor i Opera Studio ne Operan Shtetërore të Mynihut, Gjermani ; Sebastian SCHWARZ, Drejtor Artistik i Teatrit të Vjenës, Austri;  Alevtina IOFFE  Drejtore artistike e Operas dhe Baletit Shteteror  te Moskës ”Natalia Sats”, Rusi;  Nicholas Payne, Drejtor i Opera Europa, Bruksel ; Myron MICHAILIDIS, Drejtor i Operas Shtetërore të Athinës, Greqi ; Cumhur BöLER, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Operave Shtetërore, Turqi ; Ilir KERNI, Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Shqipëri ; Giovanna LOMAZZI, Zv. Presidente e ASLICO, Milano; Danusa LUKNISOVA, nga agjencia“Arte Musica Italia” Itali, Suzana FRASHËRI, Shefe e Katedrës së Kantos, pranë Uviversitetit të Arteve,  Shqipëri ;  Katriot TUSHA, profesor i Kanto në Universitetin e Arteve, Shqipëri.

 

Më datë 29 tetor, këngëtarët do të konkurrojnë vetëm përpara jurisë me një repertor të përzgjedhur dhe më profesional ariesh, ndërsa me datat 30 dhe 31 tetor, do të vijojë me dy konkurrime, të inkuadruara njëkohësisht gjaëe netëve të festivalit: ”Gara e arieve” me ariet më të bukura të operave dhe “Gara e këngëve”-me repertorin më të famshëm të legjendave të këngës. Këto dy  konkurime  do të shoqërohen nga Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Regjia e festivalit do të realizohet nga  Pali Kuke,  skenografia nga Bashkim Zahaj,  Drejtor Muzikor, Robert Radoja dhe për të disatin vit me radhë orkestra do të drejtohet nga  dirigjenti italian, Leonadro Quadrini.Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”  organizohet nga producentja Zana Çela dhe në vite ka treguar se  është stacion i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të këngëtarëve pjesëmarrës.

 

29, 30 dhe 31 tetor 2015, ora 19:00,  TKOB{:}