Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivali XI Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës (Chamber Fest Durres) do të zhvillohet nga muaji qershor- korrik në ambientet e Muzeut Arkeologjik Durrës. Ky festival organizohet prej shoqatës “Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare”. Instrumentistët pjesmarrës të ftuar nga vende të tilla si Italia, Spanja, USA,Austria dhe Shqipëria, do të performojnë në mbrëmjet e këtij festivali muzikë nga kompozitorë të muzikës së vjetër, romantike e asaj shqiptare.

Përkrah ansambleve të njohura të ardhura nga vende të huaja, do të performojnë edhe instrumentistë shqiptarë, të njohur e aktivë në skenat shqiptare. Premiera të kompozitorëve shqiptarë do të ekzekutohen nga instrumentistët shqiptarë e të huaj.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

29 qershor-11 korrik 2016, Muzeu Arkeologjik, Durrës{:}