Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=”15362″]

 

Në datën 12 maj -16 maj 2014 nis në Tiranë java e filmit kosovar, i cili zhvillohet në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, nënshkruar në muajin shkurt 2014 në Tiranë mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Aktiviteti organizohet nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe sallën e kinemasë së AQSHF-së, Tiranë.

Të ftuar në ceremoninë e hapjes regjisori kosovar Ekrem Kryeziu, një nga regjisorët e parë të Kosovafilmit që përfaqëson kinemanë kosovare të dy epokave, edhe të Kosovafilmit por edhe aktualen, si dhe aktori i shumë filmave kosovarë, sërish i dy epokave, Çun Lajçi.
Në këtë javë të filmit kosovar priten edhe regjisorët e rinj dhe të suksesshëm të kinemasë kosovare Ujkan Hysaj dhe More Raça si dhe aktori i filmave të tyre, Sunai Raça.

PROGRAMI

E HËNË, 12 MAJ 2014, ORA 19.00
Tek salla Audiovizuale e Muzeut Historik Kombëtar
“Kodi i Jetës” Ekrem Kryeziu, 2012, 115’
19.00 Hapja e aktivitetit nga Drejtoresha Elvira Diamanti; dhënia e fjalës zonjës Ministre Mirela Kumbaro dhe më pas të ftuarve, regjisorit kosovar Ekrem Kryeziu dhe aktorit kosovar Ҫun Lajçi.
19.30 Shfaqja e filmit

E MARTË, 13 MAJ, ORA 12.00
Tek salla e kinemasë në Arkivin e Filmit
“Rojet e Mjegullës” Isa Qosja, 1988, 88’
Kinemaja e retrospektivës vjen me shfaqjen e filmit të prodhuar nga Kosovafilm në vitin 1988.
Regjisori Piro Milkani, është ftuar t’i flasë publikut për kinemanë kosovare të viteve ’80, tematikat dhe sa përcillej ajo tek publiku shqiptar.

E MËRKURË, 14 MAJ, ORA 12.00
Tek salla e kinemasë në Arkivin e Filmit
Filma me metrazh të shkurtër.
“Muri”, Gazmend Nela, 2010, 22’
“Gjakmarrja”, Luan Kryeziu, 2008
“Suxhuk Open”, Burbuqe Berisha, 2008, 25’

E ENJTE, 15 MAJ, ORA 12.00
Tek salla e kinemasë në Arkivin e Filmit
“Lepuri me pesë këmbë” Ismail Ymeri, 1982, 80’
Kinemaja e retrospektivës vjen me shfaqjen e filmit të prodhuar nga Kosovafilm në vitin 1982.
Regjisori Piro Milkani, është ftuar t’i flasë publikut për kinemanë kosovare të viteve ’80, tematikat dhe sa përcillej ajo tek publiku shqiptar.

E PREMTE, 16 MAJ, ORA 19.00
Tek salla Audiovizuale e Muzeut Historik Kombëtar
“Kolona”, Ujkan Hysaj, 2012, 22’
“Amel”, More Raca, 2013, 23’
19.00 Të ftuar regjisorët Ujkan Hysaj dhe More Raça për të prezantuar filmat e tyre para publikut shqiptar. Regjisorët e rinj dhe të suksesshëm përfaqësojnë vazhdimësinë e kinemasë kosovare me punën dhe dedikimin e tyre në këtë art të bukur.
19.00. Shfaqje e 2 filmave me metrazh të shkurtër.{:}