Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Programi i PriFest in Exile Final – anglisht

Programi i PriFest in Exile final – shqip

“PriFest’ në ekzil” do të jetë emri i këtij edicioni të festivalit, i cili tradicionalisht është mbajtur në Prishtinë, por që do të bartet në Tiranë më 24 dhe 25 prill.

Drejtoresha e “PriFest”, Vjosa Berisha  është shprehur se kjo vjen si shenjë proteste pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë vendim për uljen e buxhetit për këtë festival prej 78%. Në shenjë proteste kemi vendosur që festivali të mbahet në Shqipëri këtë vit, në Tiranë në po të njëjtat data dhe do të mbahet me emrin “PriFest në ekzil”, tha Vjosa Berisha.
Në datën 24 prill, ora 19:00 “PriFest në ekzil” do të shfaqë në Tiranë premierën e filmit “tri dritare dhe një varje” të Isa Qoses në Kinema Millenium, me pjesëmarrjen e regjsorit dhe ekipit realizues.

“PriFest në ekzil” do të mbahet me zero buxhet dhe do të shfaqen vetëm filma të cilët nuk kanë nevojë të paguhen për shfaqje nga ana e festivalit.
PriFest n’ekzil 24/25 Prill 2015 – Tiranë, Shqipëri
Vendi: Tulla Culture Center Tirana dhe Kinema Millenium
Të gjitha projeksionet dhe eventet janë gratis dhe të hapura për publikun.

Për të parë programin e plotë vizitoni faqen në Facebook PriFilmFest si dhe website-in www.prifest.org{:}