Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Qendra Kulturore e Veprimtarive Folklorike Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë, me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Iso-Polifonisë si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga “UNESCO” do të organizojë një festival Tipologjik Kombëtar të Iso Polifonisë.

“Iso-polifonia” jonë popullore, kjo dukuri e jashtëzakonshme e të konceptuarit dhe e komunikimit njerëzor është vendosur në vendin që meriton, në listën e madhe të kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit” .

Kjo listë e kryeveprave në thelb përbëhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish të kulturave shpirtërore të popujve të ndryshëm të botës të cilat qëndrojnë në themel të kulturës njerëzore, dhe që dallohen për frymën dhe llojin unikal që ato përfaqësojnë.

Këngët polifonike janë këngë popullore të lashta të pashkruara, por të trashëguara e të përcjella nga brezi në brez.  Dy nga grupet polifonike të njohura, Grupi polifonik i Dukatit dhe Grupi polifonik i Tërbaçit, pjesëmarrës në disa festivale Folklorike Kombëtare, duke shfaqur vlera të spikatura në interpretim dhe në repertorin e këngëve labe. Këto dy grupe kanë treguar karakteristika lokale të të kënduarit, siç është rasti i treshes së famshme të Dukatit.

 

Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO në  25 nëntor të vitit 2005, ndërkohë që data 25 nëntor është gjithashtu një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve por dhe për vetë Shqipërinë.

 

Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” hyn  në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.

 

20 dhe 21 nëntor 2015 në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, Vlorë{:}