Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Me firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me AADF-në, fillojmë procesin e projektimit për rikualifikimin dhe rijetëzimin e një tjetër zone historike me potencial biznesi e destinacioni turistik.

Ky projekt do të zhvillohet në dy faza: studimi i plotë i zhvillimit të lagjes Kala dhe implementimi i projekteve specifike, që do ta kthejnë këtë zonë në një atraksion edhe më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, traditës e mikpritjes shqiptare si edhe një magnet për rritjen e numrit të vizitorëve e aktiviteteve social-ekonomike.