Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=1401]

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ishte sot në Gjirokastër në nisje të punimeve për projektin “Gjirokastra In White” që unifikon fasadat e pallateve ne lagjen 18 shtatori.

E shoqëruar nga i dërguari i kryesisë së PS në qark, ish- ministri Çuçi dhe Kryetarja e Bashkisë  Rami,  Kumbaro tha se ky është vetëm njëri ndër projektet e rëndësishme të Gjirokstrës për ta kthyer atë në një qendër të turizimit.

“Jemi në një tjetër moment të rëndësishëm të projekteve në Gjirokastër. Pas restaurimit të pazarit, ishte shqetësim krijimi i një Gjirokastre unikale, jo vetëm tek pjesa e vjetër. Ndërhyrjet deformuese kanë krijuar mungesë ekuilibri mes pjesës së vjetër dhe asaj të re të qytetit, ndaj një vit më parë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, hartuam projektin për të lyer 140 objekte, të cilat do ti nënshtrohen një trajtimi korrigjues edhe unifikues sa i takon pikëpamjes estetike”, tha Kumbaro.

Në këtë inspektim ministrja iu përgjigj edhe shqetësimit të përfolur mbi ngjyrën me të cilën do të bëhet ky unifikim.”Pjesa e ndërtimeve të reja është ngjyra e hapur e grisë, jo e bardhë. Edhe ky projekt është në vazhdën e gjithë investimeve të tjera për ta kthyer Gjirokastrën një kryeqendër të turizmit. Çdo ndërhyrje ka vetëm këtë qëllim ndaj dua të siguroj banorët e Gjirokastrës që kam marrë shënim çdo shqetësim e merak të tyre”, përfundoi Kumbaro.

Projekti “Gjirokastra in white” parashikon restaurim dhe rehabilitim i fasadave të banesave kolektive në zonën e mbrojtur dhe në vazhdim për unifikimin me objektet e Bulevardit “18 Shtatori”, në qytetin e Gjirokastrës.

Do ti nënshtrohen restaurimit 140 banesa kolektive.

Vlera e investimit 202.230.331 Lek

Në vijim të Marrëveshjes së partneritetit datë 06.06.2016 lidhur ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Gjirokastër, me objekt “Restaurimin dhe rehabilitimin e fasadave te banesave kolektive ne zonen e mbrojtur dhe ne vazhdim per unifikimin me objektet e Bulevardit “18 Shtatori”, ne qytetin e Gjirokastres”, nisur nga rëndësia e projektit, përputhja e këtij objekti me objektivin dhe mision social që FSHZH zbaton në projekte të financuara nga donatorët ndërkombëtarë, vijuan me procedurat për sigurimin e financimit edhe pranë Bankës së Këshillit të Evropës për Zhvillim (CoEB), për punimet e zbatimin të projektit, supervizionit dhe kolaudimit të punimeve për objektin e sipërpërmendur.{:}