Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, nis puna për projektin “Landscaping and Entry to Apollonia Archeological Park.” Ky projekt synon të transformojë përvojën e vizitorëve dhe të ruajë vlerat e këtij monumenti të rëndësishëm historik.
Ndërhyrjet kryesore përfshijnë:
Riorganizimin e parkimit dhe orientimin e hyrjeve.
– Ndërtimin e një strukture moderne shërbimi me biletari, infopoint dhe transport ekologjik.
Rindërtimin e shtigjeve për akses më të lehtë në pikat arkeologjike.
– Përmirësimin e sinjalistikës dhe shtimin e elementeve të mobilimit urban.
– Parku Arkeologjik i Apolonisë, shpallur monument kulture që prej vitit 1948, është një nga atraksionet më të mëdha arkeologjike në Ballkan. Ky projekt premton ta bëjë këtë destinacion edhe më tërheqës për vizitorët nga e gjithë bota.